Sporti

Sadiku mposhtet nga Alexiusson, humb rastin për të fituar normën olimpike

06/04/2021 21:21
nga:E K
Donjeta Sadiku ka humbur përballjen ndaj Agnes Alexiusson në rrethin e dytë të turneut kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që po mbahet në Paris të Francës.

Me vendim të gjyqtarëve, Sadiku u mund me rezultat 3:2, ku dy gjyqtarë i dhanë fitoren kosovares, ndërsa tre të tjerë suedezes.

Me këtë humbje, Sadiku humb rastin për të fituar normën olimpike Tokio 2020.

Mundësia e vetme që Donjeta të marrë pjesë në Tokio 2020, është nëse merr ftesë nga Komisioni Tre-Palësh në përbërje: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare dhe Asociacioni i Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore