Lajme

Vetëm 54 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

06/04/2021 17:24
nga:M K

Në Qendrën Klinike Universitare dhe në spitalet e përgjithshme të Kosovës po trajtohen 54 pacientë të konfirmuar me COVID-19.

Prej tyre 3 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, kurse 96 me oksigjenoterapi.

Sipas njoftimi të SHSKUK-së vetëm në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë, ku 2 prej tyre janë në gjendje të rënduar, 27 të konfirmuar me COVID dhe 71 me okisgjeno-terapi.

Ndërkaq sipas klinikave, në Infektivë janë të shtrirë 26 pacientë, ndërsa në Klinikën e Pulmologjisë 61 pacientë.

Kurse në spitalet e përgjithshme të Kosovës janë të shtrirë 44 pacientë. 27 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me virus, kurse 25 janë me oksigjenoterapi.

LEXO EDHE:

Një viktimë, 147 të shëruar dhe 7 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë