Lajme

Vaksinohet gruaja e ish-presidentit Ibrahim Rugova

06/04/2021 13:00
nga:Y I

Bashkëshortja e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka marrë sot dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, në sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Dona Lluka, zyrtare e angazhuar nëpërmjet Projektit të Shëndetësisë me Bankën Botërore, përmes një fotografie krah gruas së Rugovës në Facebook.

“Një shpirt i madh, Znj. Fana Rugova”, ka shkruar Lluka.