Sporti

Ish lojtari i Anglisë: Henderson nuk është Messi, ai nuk duhet të ishte në listën e lojtarëve të grumbulluar për EURO2020

06/03/2021 17:03
nga:L J

Gabriel Agbonlahor akuzon Jordan Hendersonin se ai ishte shumë egoist në përgjigjen e thirrjes së Southgate, pas një sezoni të jo të mirë për shkak të lëndimeve.

Ish lojtari i Anglisë, Agbonlahor thotë se Henderson nuk duhet të ishte në listë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është diçka që më bën të nervozohem. Ai duhet të kishte qenë i sinqertë me trajnerin, kapitenin dhe ai duhet të kishte thirrur White, Dier ose mesfushorë të tjerë qendrorë, sepse nuk është në formë. Ai ishte egoist, nuk mund të luajë në Kampionatin Evropian”, tha fillimisht Agbonlahor.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm por është i dëmtuar, ai duhet të qëndrojë në shtëpi- Ai nuk është Messi, ka lojtarë që mund të bëjnë mirë si ai”, përfundoi  Agbonlahor.

/GazetaBlic Sport