Ndeshja e nesërme Spanjë-Portugali në Metropolitano shënon kthimin e tifozëve në tribunat e stadiumit të madh në Madrid.
Në stadium do të jenë 15,000 tifozë që mund të jenë në tribunat e shtëpisë së Atletico de Madrid. Me sugjerim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Kulturës, Komuniteti i Madridit ka rënë dakord të ulë shumën fillestare të pranuar, përcjell GazetaBlic Sport.
Fillimisht ishte rënë dakord që në stadium të jenë mbi 22 mijë tifozë, por rreziku nga COVID-19 ka bërë që në stadium do të jenë prezent vetëm 15 mijë persona.
Spanja kthehet në fushës në të cilën janë fituar dy ndeshjet që ka luajtur, ndaj Argjentinës 6-1 dhe Rumanisë 5-0.
Biletat për shitje variojnë midis 65 dhe 35 euro.
/GazetaBlic Sport


