Sporti

Zyrtare: Kukësi mbetet pa trajner, shkarkon Mirel Josën

3 vite më parë
nga:E K

Mirel Josa nuk do të jetë më trajner i Kukësit, sikurse edhe pritej. Tekniku kryeqytetas, që e mori drejtimin e skuadrës verilindore në muajin janar, nuk arriti të kishte rezultatet e pritshme dhe tani palët kanë vendosur të shtrëngojnë duart.

Klubi verilindor ka dalë me komunikatë zyrtare: “FK Kukësi njofton se Mirel Josa nuk është më trajner i skuadrës sonë.

Pas përfundimit të sezonit, trajneri Josa ka pasur një bisedë me drejtuesit e klubit dhe më pas është vendosur që të ndërpritet bashkepunimi.

Kukësi e falënderon trajnerin Josa për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij”. Josa ishte rikthyer në Superiore pas dy sezoneve me Prishtinën në Kosovë.