Sporti

Martinez: De Bruyne do të mungojë dy ndeshjet e para të Kampionatit Evropian

06/03/2021 13:27
nga:E K

Përzgjedhësi i Belgjikës, Martinez ka konfirmuar se mesfushori i Manchester Cityt do të mungojë dy apo tre ndeshje të para të kampanjës evropiane.

Mesfushori belg ishte lënduar gjatë ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat ku skuadra e tij pësoi humbje me rezultat minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas këtij lëndimi belgu u zëvendësua dhe raportet tregojnë se ai do të mungojë edhe për ndeshjet e para të Belgjikës në “Euro 2020”.

Lajmin e konfirmoi edhe përzgjedhësi i skuadrës kombtare të Belgjikës, Martinez.

/GazetaBlic Sport/