Lajme

Të gjitha ngjarjet që do të mbahen sot në vend

06/03/2021 07:14
nga:Gazeta Blic

09:00 Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” pranon donacion prej 5,000 dollarë nga ish-ushtarja amerikane, Dr. Elaine Berkowitz, për Departamentin e Stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë. ( Rektorati i UP-së, Prishtinë)

10:00Kuvendi i Kosovës mban debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë Covid-19. (Salla e seancave plenare)

10:00Kryekuvendari Glauk Konjufca hap ditën e dytë të Festivalit Multikulturor me temën “Gruaja, arkitetkte e shoqërisë”.(Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00Dita e Informimit për Cilësinë e Ajrit mban aktivitet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

12:00Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

13:00Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin nga Parlamenti i Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)

15:00Kuvendi i Kosovës mban seancë të re plenare. (Salla e seancave plenare)