Sporti

Griezmann: Po punojmë shumë që bashkë me Benzema të jemi në top formë për EURO2020

06/02/2021 23:40
nga:Lorik J

Kombëtarja e Francës ka fituar ndaj Uellsit me rezultatin 3-0 në miqësoren e sotme.

Griemzann – Mbappe dhe Benzema ishin në treshen e sulmit për Francën, përcjell GazetaBlic Sport.

Griezmann tha se po punojnë shumë në stërvitje që kjo treshe të luajë sa më mirë në EURO2020.

“Ne u përpoqëm të bëjmë më të mirën e mundshme përpara, për të kërkuar njëri-tjetrin. Ka akoma dy ose tre gjëra për t’u zgjidhur. Ne do të shikojmë videon për të parë lëvizjet e Karim dhe Kylian, dhe për të punuar në këtë sistem. Ne u përpoqëm ta vendosim veten në kushtet më të mira. Është ndeshja e parë, në stërvitje po shkon shumë mirë… Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të bëjmë më mirë”, tha Griemzann për TF1.

/GazetaBlic Sport