Ka raportime që Carlo Ancelotti pranoi një ulje të pagës në mënyrë që të linte Everton dhe të merrte detyrën e Real Madrid.
Trajneri zyrtarisht nënshkroi kontratën deri në qershor 2024 mbrëmjen e kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.
Ishte një kthim në “Bernabeu”, ku ai kishte fituar Ligën e Kampionëve gjatë aventurës të tij 2013-15.
Sipas Sky Sport Italia dhe Tuttomercatoweb, kontrata vlen 6 milion € në sezon.
Kjo është një ulje page nga 8 milion € për sezon që Ancelotti po merrte në Everton.
Italiani mbush 62 vjet më vonë këtë muaj dhe ka fituar një titull në të pesë ligat kryesore përveç Spanjës.
Ai fitoi Serinë A me Milanin, Premier League për Chelsea, Ligue 1 në PSG dhe Bundesliga në stolin e Bayern Munchen.
Edhe pse ai fitoi Ligën e Kampionëve për Real Madrid në 2014, Kupën e Botës për Klube, Supercupin e UEFA-s dhe Copa del Rey, ai nuk e mori La Ligën.
/GazetaBlic Sport/


