Lajme

“Vizita e Palmer dhe Lajçak në Prishtinë tregoi se SHBA dhe BE kanë qëndrim të unifikuar sa i përket dialogut”

06/02/2021 09:08
nga:Y I

Profesori universitar, Dorajet Imeri, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka komentuar vizitën në Prishtinës, të zëvendës ndihmës sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Imeri thotë se vizita e Lajçak në Kosovë duhet të shihet në shumë kontekste, e para që lidhet me rifillimin e dialogut dhe e dyta, se SHBA dhe BE kanë qëndrim të njëjtë sa i përket bisedimeve.

“Vizita e Lajçak dhe Palmer duhet ta shihet në shumë kontekste, e para lidhet me rifillimin e dialogut, e dyta se SHBA dhe BE, kanë qëndrim të njëjtë sa i përket bisedimeve. Kjo vizitë ka për qëllim identifikimin fillesat të qëndrimeve që do të mbajnë palët dhe gatishmërinë e tyre potenciale për të të arritur një marrëveshje, pastaj qasjen diskursin dhe eventualisht pikat e papranueshme për palët e përfshira në bisedime” tha Imeri për “Gazeta Blic”

Dialogu Kosovë-Serbi pritet të rifillojë shumë shpejt mes Prishtinës dhe Beogradit.

Takimi i parë mes kryeministrit Kurti dhe Presidentit Aleksandër Vuçiq pritet të mbahet shumë shpejt .

Kështu ka konfirmuar dje në Prishtinë emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Qëllimi parësor i kësaj vizite është që të përgatitet takimi i parë mes Kurtit dhe Vuciqit, i cili do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel. Prandaj programi fokusohet në katër takime kyçe, Bislimi, Kurti, Gërvalla… Këto takime kanë qenë të dobishme. Ka potencial që të jetë një vit i mirë për marrëdhëniet me BE-në. Ka pasur një diskutim me 27 ministrat e jashtëm, më 22 qershor do të kemi dhe një diskutim tjetër, do të kemi Samitin e Ballkanit Perëndimor në tetor”, deklaroi dje Lajçak përcjell Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Alija: Kosova në pozitë të favorshme në dialog, heqja dorë e Kurtit nga Reciprociteti, e qëllimshme!

Lajçak zbulon se kur do të mbahet takimi mes Kurtit dhe Vuçiq