Pas reagimeve të shumta ndaj deklaratës së kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka ardhur sqarimi nga ky i fundit.
Ai ka shkruar në Facebook se është pjesë e LDK-së dhe është kandidat i LDK-së, raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
Unë jam kandidat i LDK-së. Jam pjese e LDK-së ne kete garë. Garoj bashkë me listën e asambleistëve të LDK-së; shtëpisë politike të Republikës së Kosovës.
Do të jem Kryetar i të gjithë qytetarëve të Prishtinës pa anime politike por me vizion të fortë e të qartë për Kryeqytetin, qytetin e të gjithëve.
#PR4PR
Intervista e sotme e dhënë nga Përparim Rama ka nxitur reagime edhe brenda LDK-së.
Ishte zyrtari i lartë i LDK-së, Lutfi Zharku ishte i pari që reagoi.
“Une jam partiak. Une jam LDK!”, kushte shkruar Zharku.
Zyrtari i LDK-së “thumbon” Përparim Ramën: Unë jam partiak! Unë jam LDK!