Lajme

Këto do të jenë temperaturat për dy ditët e ardhme

06/01/2021 23:11
nga:Q R

Instituti Hidrometerologjik njofton se në dy ditët e ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, shkruan Gazeta Blic.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s.