Sporti

ZYRTARE: Ky është trajneri i ri i Real Madridit

06/01/2021 19:05
nga:L J

Carlo Ancelotti është trajneri i ri i Real Madridit.

Everton ka konfirmuar se Carlo Ancelotti është larguar nga klubi për t’u bashkuar me Real Madrid si trajneri i tyre i ri, përcjell GazetaBlic Sport.

Poashtu edhe Real Madrid ka konfirmuar afrimin e Ancelottit:

“Real Madrid C. F. njofton se Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i ekipit të parë për tre sezonet e ardhshme. Nesër ceremonia e nënshkrimit të protokollit do të zhvillohet së bashku me Presidentin Florentino Pérez në Real Madrid. Më vonë, Carlo Ancelotti do të paraqitet në orën 18:00 para mediave në një konferencë për shtyp”, shkruan klubi.

/GazetaBlic Sport