Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Kosova – San Marino.
Kosova ka shkuar në pushim ndaj San Marinos me epërsinë 2:0, shkruan GazetaBlic Sport.
Vedat Muriqi realizoi dy golat në pjesën e parë në këtë sfidë.
Fillimisht, Muriqi realizoi pas 26 minutave lojë – kurse në minutën e fundit të kohës së rregulltë, sulmuesi nga Prizreni gjeti rrjetën sërish.
Kosova kishte edhe disa mundësi shënimi me Halimin dhe Bajselmanin, por lojtarët nuk arritën cakun.
/GazetaBlic Sport


