Marcelo humbi vendin në formacionin startues të Real Madrid dhe ka pasur lajme për të ardhmen e tij.
“Sigurisht që unë e di të ardhmen time,” tha mbrojtësi brazilian në deklaratat për La Sexta.
I pyetur se kur do të zbulojë se çfarë synon të bëjë, ai tha: “Do ta zbuloni”.
Ekziston një mundësi që Real Madrid ta lejojë atë të largohet, edhe me një vit tjetër në kontratën e tij, dhe kështu të kursejë në pagën e tij të lartë.
/GazetaBlic Sport


