Lajme

Kuvendi seancë edhe të premten, ministri Murati në interpelancë 

05/31/2021 16:22
nga:Q R

Te premten në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë ku do të diskutohet për faljen e gjobave të bizneseve të prekura nga situata me COVID-19, përcjell Gazeta Blic.

Në njoftimin e zyrës për informim të Kuvendit të Kosovës, bëhet e ditur se lidhur me këtë çështje, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të paraqitet në interpelancë.

“Pikë e fundit e rendit të ditës së kësaj seance, e cila pritet të zhvillohet të premten prej ores 10:00, do të jetë interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”, bëhet e ditur në njoftim.

LEXO EDHE:

Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e televizioneve lokale, këto çështje u diskutuan