Karim Benzema po e feston kthimin e tij në ekipin kombëtar francez.
Ai u thirr nga Didier Deschamp pas shumë vitesh mungesë te “Tre Kolorët“, shkruan GazetaBlic Sport.
“Unë kurrë nuk kam hequr dorë, gjithmonë kam besuar se do jem pjesë e Francës sërish. Përndryshe nuk do të isha këtu. Ka pasur shumë pengesa. Por unë luftova dhe kjo më dha shpresë që të kthehem një ditë. Kjo është ajo që bëra me klubin tim dhe sot u shpërbleva. Faleminderit Deschamps! Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam këtu”, tha Benzema.
/GazetaBlic Sport/


