Lajme

Një i vdekur dhe 12 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

05/29/2021 18:16
nga:Y I

12 raste të reja dhe një humbje jete është bilanci i 24 orëve të fundit nga Covid 19 në Shqipëri

Rastet e reja u zbuluan në 3255 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë, Korçë, 1 rast në Fier, Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Sarandë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare nga Saranda, 89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,215 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Maj 2021)

Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 118
Të shtruar në spitale 41
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3255

Testime totale 715,526
Raste pozitive 132,297
Raste të shëruara 129,215
Raste Aktive 633
Humbje jete 2,449

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 291
Korçë 83
Shkodër 73
Vlorë 33
Elbasan 32
Berat 36
Lezhë 27
Gjirokastër 19
Fier 11
Kukës 10
Durrës 14
Dibër 4                              /Ora News/