Sporti

Kaos në Porto nga huliganët anglezë, pas përplasjes fizike mes tifozëve të Chelseat dhe Manchester Cityt

05/29/2021 15:00
nga:E K

Finalja e madhe e Champions League mes Chelseat dhe Manchester Cityt ka ngjallur rivalitet edhe jashtë fushës së futbollit.

Tifozët e dy klubeve angleze që do të ballafaqohen sot në finalen e Ligës së Kampionëve janë përplasur mes vete, shkruan GazetaBlic Sport.

Policia portugeze ka vepruar menjëherë për të ndalur dhunën dhe për t’a vënë në kontroll situatën nëpër rrugët e Portos.

Ditë më parë nga mediat u lajmërua se edhe policia britanike kishte udhëtuar në Portugali për t’i ndihmuar autoritetet vendase të identifikojnë huliganët që mund të udhëtojnë në Porto.

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve do të luhet nga ora 21:00

/GazetaBlic Sport/