I emëruari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak pritet që javën tjetër të vizitojë Kosovën.
Lajçak pritet që të diskutojë me krerët e shtetit rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Takimi vjen pak ditë para muajit qershor, kur edhe pritet që të rifillojnë bisedimet mes dy vendeve.
Ndonëse ende nuk ka një datë të konfirmuar për takimin mes kryeministrit Kosovar, Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dy palët pritet të fillojnë bisedimet në mesin e muajit qershor./Demokracia.com/


