Sporti

Presidentit të Villarealit i ndodhi e papritura, UEFA nuk e lejoi në stadium

05/27/2021 09:13
nga:L J

Përkundër faktit se ai udhëtoi dje në Gdansk (Poloni), me një fluturim privat, UEFA nuk e ka lejuar atë të hyjë në stadium në finalen e Europa League.

Delegatët e UEFA’s e ndalën atë në hotel dhe nuk e lejuan ta shikojnë finalen nga stadiumi, pasi presidenti i Villarrealit kishte pak kohë që e kishte kryer Covid-19, përcjell GazetaBlic Sport.

Roig, në pamundësi për të qenë pranë familjes së tij në një ditë historike, ka vendosur të kthehet në Spanjë.

Villarreal ka raportuar përmes kësaj deklarate zyrtare:

“Presidenti i Villarreal, Fernando Roig, nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e sotme kundër Manchester United në finalen e Europa League. Përfaqësuesi më i lartë i klubit së fundmi kaloi Covid-19 dhe udhëtoi dje pasdite në Gdansk me një fluturim privat, në përputhje me të gjitha garancitë shëndetësore. Sidoqoftë, komiteti mjekësor i UEFA konsideron se nuk ka kaluar mjaft kohë që nga kontakti me virusin për të qenë pjesë e ekipit sipas rregullave të rrepta shëndetësore“, shkruan klubi.

/GazetaBlic Sport