Sporti

“Eksperti” i Europa League, Unai Emery synon sonte trofeun e katërt

05/26/2021 20:34
nga:Mergim Rreci

Villarreal cilësohet si surpriza e këtij sezoni në Europa League, por kjo nuk është rastësi për teknikun e spanjollëve, Unai Emeri.

Ai luan mbrëmjen e sotme finalen e pestë të këtij kompeticioni. Tre radhazi të fituara me skuadrën e Sevillas në vitet 2013-2016 dhe një finale e humbur ndaj Chelseas në kohën kur drejtonte Arsenalin në sezonin 2018-19, përcjell Gazetablic Sport.

Do të jetë një finale ku tekniku spanjoll do të synojë edhe trofeun e katërt në këtë kompeticion.

Ai ka vendosur të luaj me këtë formacion sonte ndaj Manchester United.