Sporti

Takimi Laporta – Koeman, flet agjenti i trajnerit holandez

05/25/2021 23:13
nga:Mergim Rreci

Sot është mbajtur një takim në mes Ronald Koeman dhe presidentit të Barcelonës, Joan Laporta.

Sipas mediave spanjolle, palët kanë analizuar sezonin deri më tash, por asgjë nuk është vendosur për sezonin tjetër,  përcjell GazetaBlic Sport.

Takimi mes tyre zgjati vetëm 28 minuta, megjithatë ka një sinjal që Koeman do të vazhdojë edhe për një vit të jetë trajner tek kjo skuadër.

Megjithatë, për këtë çështje pati një prononcim për media agjenti i Ronald Koeman, Rob Janse.

“Ndjenja është pozitive. Është madje aq mirë sa që Koeman mund të qëndrojë edhe më gjatë (se 2021/22). Por ne nuk jemi ende kaq larg, do të pasojnë më shumë biseda ”, tha ai për Telegraaf.

Gjithçka do të vendoset në takimin e ardhshëm që do të mbahet mes palëve.

/GazetaBlic Sport/