Lajme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

05/25/2021 19:41
nga:Y I

Parashikimi i motit për dy ditët në vijim sipas Prishtina Weather, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

26.05.2021 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat në vise të ulëta 13C deri 26C, e në vise malore 8C deri 18C. Do të fryjë mesatare nga verilindja 3-10m/s. Indeksi UV shumë i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet ekpozim minimal ndaj rrezeve të diellit. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira.

27.05.2021 – Fillimisht kryesisht me diell. Gjatë ditës do të ketë zhvillime të vransirave, e më vonë pasdite priten mundësi edhe për rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat në vise të ulëta 11C deri 25C, e në vise malore 8C deri 19C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare fillimisht nga jugperëndimi 4-10m/s, e nga pasditja prej verilindjes. Indeksi UV në vlera të larta, ndaj edhe në këtë rast orëve të mesdites preferohet qëndrim më i reduktuar në rreze të diellit. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira.