Sporti

Bashkim Ajdini në mesin e ardhjeve të reja tek Kosova, këto janë informacionet për të

05/25/2021 19:33
nga:Mergim Rreci

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor.

Në listë janë edhe disa emra të rinj, të cilët për herë të parë do ta veshin fanellën e Kombëtares dardane, njofton FFK, përcjell GazetaBlic Sport.

Bashkim Ajdini është emri më i ri që i është bashkuar kombëtares së Kosovës.

Ajdini luan tek skuadra e Osnabruck në pozitën e mbrojtësit të djathtë. Ai ka zhvilluar rreth 27 paraqitje për skuadrën gjermane në këtë edicion, atje ku ka shënuar edhe një gol.

Ai është 28 vjeçar dhe ka luajtur edhe tek disa skuadra tjera gjermane.