Sporti

Siguroi kualifikimin në xhiron e fundit, por Juventus rrezikon të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve për vitin e ardhshëm

05/25/2021 19:23
nga:Mergim Rreci

Juventus ka siguruar në xhiron e fundit një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, por mund të mos luajë fare në të.

“Zonja e Vjetër”  mund të përballet me sanksionet e UEFA-s duke marrë parasysh që bardhezinjtë nuk kanë hequr ende dorë nga krijimi i Super Ligës, përcjell GazetaBlic Sport.

Në këtë mënyrë kjo skuadër mund të dënohet nga 1 deri në 2 vite me mospjesmarrje në gara evropiane, që do ta mbante atë jashtë Ligës së Kampionëve për vitin tjetër.

Një fat i ngjajshëm i pret edhe Real Madridin dhe Barcelonë edhe pse ende nuk asgjë zyrtare në këtë drejtim.

FIFA dhe UEFA në bashkëpunim do të vendosin së shpejti për masat ndaj këtyre tri klubeve.

/GazetaBlic Sport/