Skuadra e Renovës vazhdon të mbetet pjesë e elitës së futbollit vendor, ndërsa Sileksi sezonin e ri do të luajë në Ligën e Dytë.
Në ndeshjen e balotazhit të zhvilluar sot në “Petar Milloshevski”pranë FFM-së, Renova përballjen me Ohrin e mbylli me barazim 2:2, ndërsa në ekzekutimin e penalltive, skuadra e Qatip Osmanit ishte më e saktë, duke siguruar kështu mbijetesën në elitë.
Ndërkohë Sileksi humbi duelin nga Tikveshi, duke u mundur me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën e Tikveshit e realizoi Spahiu në minutën e 54-t. Kështu fituesi i trofeut të Kupës së Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësues në garat Europiane këtë verë, sezonin e ri nuk do të jetë në mesin e më të mirëve të futbollit vendor.


