Sporti

Mësohet pasuesi i Zidane tek Real Madrid, zyrtarizohet javën tjetër

05/25/2021 16:11
nga:Mergim Rreci

Real Madrid thuhet se do të konfirmojë largimin e Zinedine Zidane javën e ardhshme, me Max Allegri të rreshtuar për të pasuar atë.

Ish-trajneri i Juventusit është lidhur me një lëvizje në kryeqytetin spanjoll dhe Zidane duket se do të largohet nga Los Blancos pas një sezoni pa trofe, përcjell GazetaBlic Sport.

Allegri nuk ka punuar që kur u largua nga Juventusi në 2019 dhe ka qenë vazhdimisht i lidhur me punë të larta në ligat më të mëdha të Evropës.

Paris Saint-Germain, Juventus dhe Real Madrid janë përmendur si destinacione të mundshme dhe raportet e avancimit të bisedimeve me Los Merengues u shfaqën javët e fundit.

Siç raportohet nga Football Espana, Allegri është vendosur të zëvendësojë Zidane në Santiago Bernabeu këtë verë dhe klubi do të njoftojë largimin dhe mbërritjen javën tjetër.

Sonte ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit do të marrë pjesë në ndeshjen e bamirësisë ‘Partita del Cuore 2021’.

/GazetaBlic Sport/