Lajme

Bajram Hasani: Sot rrena ju doli sheshit Kryeministër!

05/25/2021 15:07
nga:Y I

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti për tërheqjen nga premtimi për vendosjen e Reciprocitetit, përcjell Gazeta Blic.

Hasani shkruan në Faecebook se doli se Albin Kurti dhe Qeveria e tij nuk kanë as njohuri bazike për funksionimin e tregtisë së lirë.

“Sot rrena ju doli sheshit Kryeministër” shkruan Hasani në Facebook.

Reagimi i plotë:

Ku mbetën premtimet për reciprocitet me të cilat e keni mashtruar popullin e Kosovës?

Sot rrena ju doli sheshit Kryeministër.

Sot doli se Albin Kurti dhe Qeveria e tij nuk kanë as njohuri bazike për funksionimin e tregtisë së lirë.

Prej kur nuk qenka zgjidhje e problemeve reciprociteti?!

Sa pak kohë prej ardhjes në pushtet u deshën për të demaskuar veten se të gjitha kauzat i paskeni pasur vetëm për pushtet.

Koha e dëshmoi se i vetmi Ramush Haradinaj ka guxuar t’i tregojë Serbisë se këtu ka shtet.
Në kohën e qeverisjes Haradinaj patëm marrë vendimet për taksë në produktet që vinin nga Serbia e

Bosnje Hercegovina, dikur edhe taksë 100 % .

Ministrja Hajdari qenka arsyetuar me CETFA’n. Asgjë nuk ka ndryshuar pozicioni i Kosovës në këtë organizim, as atëherë dhe as sot nuk kemi pasur e nuk kemi të drejtë vote dhe përfaqësohemi si UNMIK.

Qeverisja nënkupton forcë e vendosmëri përballë secilit problem e jo vetëm fjalime të bukura.

Qeveria Kurti tërhiqet nga Reciprociteti, thotë se është nuk është zgjidhje e problemeve