Sporti

LAJMI I FUNDIT: Ylli i Kosovës pensionohet nga ekipi kombëtar

05/24/2021 20:21
nga:E K

Anel Rashkaj përmes një video të postuar në rrjetin e tij social, Facebook, ka lajmëruar të gjithë se më nuk do të jetë pjesë e ekipit kombëtar të Kosovës.

Ai ka falenderuar të gjithë për ndihmën dhe ka thënë se nuk ka hezituar asnjëherë të përfaqësojë vendin e tij që nga momenti kur e ka pranuar ftesën, shkruan GazetaBlic Sport.

Anel Rashkaj është nga futbollistët e parë që ka pranuar të luajë për Kosovën madje edhe kur ekipi i futbollit të Kosovës nuk ishte pranuar në UEFA dhe FIFA.

Anel Rashkaj për Kosovën është paraqitur 15 herë.

/GazetaBlic Sport/