FC Prishtina pas tetë vitesh arriti të rikthente titullin në kryeqytet, duke shpallur kampion dy xhiro më parë.
“Bardhëeklatërit” me titullin e fituar, do të luajnë po ashtu në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve që fillojnë në këtë verë.
Mediumi prestigjioz “Goal” tashmë e ka publikuar hartën me kampionët e secilit shtet.
Në mesin e këtyre shteteve është edhe Kosova, ku shihet llogo e Prishtinës si kampione e vendit tonë.
Prishtina në Ligën e Kampionëve do të garojë për herë të parë.
Përparim Islami: Faleminderit të gjithë që më kanë qëndruar afër gjatë tre viteve tek Feronikeli


