Lajme

Sot protestohet kundër dhunës ndaj grave në Pejë

05/24/2021 07:37
nga:Q R

Në Pejë sot do të protestohet kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave, përcjell Gazeta Blic.

Protesta kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave do të fillojë në orën 12:00.

“Protestohet kundër dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave. (Korzoja e qytetit në Pejë, ora 12:00)”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, protesta si kjo janë duke u mbajtur në të gjitha qytetet e Kosovës.

E para është mbajtur në Prishtinë, ndërkaq ka vazhduar edhe në Mitrovicë e disa qytete tjera.

Këto protesta po mbahen pas raportimit të të disa rasteve të dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave gjatë ditëve të fundit në Kosovë.

Dita e Presidentit, Osmani nderon Rugovën