Milan është duke luftuar me Juventus dhe Napoli për një vend në Champions League, dhe skuadra e Piolit do t’a kërkojë kualifikimin në garën më të madhe evropiane për klube.
Trajneri i Milan, Stefano Pioli, ka deklaruar se Milan duhet të jap gjithçka nga vetja në ndeshjen e fundit ndaj Atalantas në kuadër të Serie A, shkruan GazetaBlic Sport.
“Milani duhet të besojë në vetvete, sepse ne e provuam gjithë sezonin se jemi një ekip i fortë. Atalanta arriti me meritë në Ligën e Kampionëve për të tretin vit me rradhë, kurse ne do të japim gjithçka që të arrijmë qëllimin tonë në ndeshjen e fundit”, tha fillimisht Pioli.
“Atalanta do të luajë në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe kështu duhet të bëjmë edhe ne. Motivimi ynë është në maksimum ,duhet ta bëjmë këtë për tifozët tanë. Ky është momenti për të qenë të bashkuar“, vazhdoi ai.
“Ndjejmë një përzierje emocionesh: tension, eksitim, përqendrim. Kemi gjithçka që duhet për të fituar këtë lojë”, përfundoi trajneri i Milan.
Ndeshja Atalanta – Milan do të luhet neser me fillim nga ora 20:45.
/GazetaBlic Sport/


