Arsenali ka njoftuar se David Luiz do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.
Mbrojtësi brazilian është jashtë kontratë në muajin qershor dhe është i lirë të largohet nga Emirates, përcjell GazetaBlic Sport.
Klubi londinez njoftoi se nuk do t’i ofrojnë kontratë Luizit, derisa e kishin transferuar nga Chelsea para tre sezonesh.
Braziliani nuk kishte arritur të shfaq më të mirën te The Gunners, me çka edhe pasoi largimi i tij.
Por, një befasi të këndshme e kanë përgatitur bashkëlojtarët e tij për të para ndeshjes së sotme në zhveshtore.
Ata kanë kënduar e brohoritur emrin e tij.
The Arsenal boys are showing David Luiz some love in his final training session ?❤️
(via balogun, nicolas.pepe19/IG) pic.twitter.com/HNen1o9Pqk
— ESPN FC (@ESPNFC) May 22, 2021


