Harry Maguire mbetet në dyshim për finalen e Europa League më 26 në Gdansk, Poloni.
Manchester United do të përballet në finale me skuadrën spanjolle Villareal, shkruan GazetaBlic Sport.
Për gjendjen e mbrojtësit të United, ka folur trajneri Ole Gunnar Solskjaer.
Ai ka thënë se gjendja e anglezit është përmirësuar por do të presë deri të martën për të vendosur nëse Maguire do luajë ose jo.
“Ai tashmë ecën, por ka një dallim të madh midis ecjes dhe vrapimit. Të them të drejtën, nuk besoj se do ta kem në dispozicion në Gdansk, por do të pres deri të martën pasdite, kur do të kemi seancën e fundit të ushtrimeve”, tha Solskjaer.
/GazetaBlic Sport/


