Sporti

Dukagjini dhe Flamurtari luajnë sot ndeshjen e barazhit, synohet inkuadrimi në Superligë nga të dyja skuadrat

05/21/2021 08:18
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohet ndeshja e barazhit mes Dukagjinit dhe Flamurtarit.

Ndeshja e barazhit e Ligës së Parë, ndërmjet Dukagjinit dhe Flamurtarit, do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00, përcjell GazetaBlic Sport.

Të dy skuadrat duan fitoren e madhe në këtë takim, takim ky që është vendimtar edhe për fatin e sezonit.

Dukagjini e mbylli kampionatin në pozitën e dytë në Grupin A, kurse Flamurtari e mbylli poashtu kampionatin në vendin e dytë, por në Grupin B.

Në prononcimet e tyre për GazetaBlic Sport, të dy kampet janë deklaruar se janë shumë të motivuar për fitore.

Ishin pikërisht këto dy skuadra që ishin larguar sezonin e kaluar nga Superliga e Kosovës në futboll dhe tashmë po mëtojnë që të kthehen në nivelin elitar të futbollit kosovar.

Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë me skuadrën që do të përfundojë në pozitën e tetë në Superligën e Kosovës.

/GazetaBlic Sport/