Sporti

Barcelona kërkon me ngulm Memphis Depay, sulmuesi holandez: Ka edhe klube të tjera që më kërkojnë mua

05/21/2021 08:08
nga:Mergim Rreci

Barcelona vazhdon të jetë shumë e interesuar për shërbimet e sulmuesit Memphis Depay.

Barcelona po kërkon ndryshime të mëdha për edicionin e ardhshëm, atje ku janë planifikuar edhe ardhje të mëdha, shkruan GazetaBlic Sport.

Njëri nga ta është edhe sulmuesi holandez i Lyonit, Depay, i cili pritet të transferohet këtë verë te Barcelona.

I pyetur nga mediat franceze. Depay e ka konfirmuar se Barcelona tashmë ka shprehur interesim serioz për të, por që ka edhe skuadra të tjera që kërkojnë shërbimet e tij.

“Barcelona është e interesuar të nënshkruajë me mua, është e vërtetë. Por ka edhe klube të tjera në garë. Nuk kam vendosur për të ardhmen time për momentin: Më duhet pak kohë, atëherë do të zgjedh klubin tim të ardhshëm “, deklaroi Depay.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e sulmuesit holandez.

/GazetaBlic Sport/