Gianluigi Buffon shkroi një mesazh emocional për tifozët e Juventusit pasi që e fitoi Kupën e Italisë mbrëmë.
Portieri po largohet nga Juve për herë të dytë dhe la të kuptohet në moshën 43 vjeç se ai është ende i etur për të vazhduar karrierën e tij duke luajtur diku tjetër, përcjell GazetaBlic Sport.
Natën e kaluar ai luajti ndërsa Juve mundi Atalanta 2-1 për të ngritur trofeun e Coppa Italia.
“Ju ishit korniza brenda së cilës unë pikturova historinë time të Bianconerëve”, shkroi Buffon në Instagram, duke iu referuar tifozëve.
“Në 20 vjet nuk më braktisët kurrë, gjithmonë më mbështetet dhe me inkurajuat.
“Së bashku kemi përjetuar gëzim të pafund dhe së bashku kemi përjetuar zhgënjim të thellë.
“Një falënderim i thjeshtë nuk do të ishte kurrë i mjaftueshëm për të shlyer dashurinë e pafund që më keni dhënë për 20 vjet”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


