Harry Kane, sulmuesi i Tottenhamit ka thyer heshtjen dhe ka folur për të ardhmen e tij.
Në mediat britanike është raportuar se Kane do të largohet nga Tottenhami në fund të këtij edicioni, shkruan GazetaBlic Sport.
Në prononcimin e fundit, Harry Kane theksoi se do të ketë një bisedë të sinqertë me kryetarin e klubit në lidhje me të ardhmen e tij.
“Mendoj se duhet patjetër të bëhet një bisedë. Është një moment ku duhet të reflektoj dhe të bisedoj me kryetarin. Shpresoj se kemi një marrëdhënie mjaft të mirë. Pas 16 vjetësh, shpresoj se mund të bëjmë një bisedë të sinqertë”, tha fillimisht Harry Kane.
“Nuk e di, dua të them që ai Daniel Levy mund të dëshirojë të më shesë. Ai mund të jetë duke menduar ‘Nëse unë mund të marr 100 milion eruo për ty, atëherë pse jo?’ … a e dini se çfarë dua të them? Nuk do t’ia vlej kaq për dy apo tre vitet e ardhshme “, vazhdoi Kane në bisedën me Neville.
“Unë dua të luaj në Champions League. Unë dua të luaj në lojërat më të mëdha. E kam thënë më parë, nuk do të thosha kurrë se do të qëndroja në Spurs për pjesën tjetër të karrierës sime. Kurrë nuk do të thoja që do të largohesha nga Spurs”, përfundoi Kane.
/GazetaBlic Sport.


