Sporti

Dardanët e shpallin “non grata” Andi Zeqirin: Çka i kishim borxh ne tifozët që ai të na përgjigjej me atë sjellje perverse?

05/20/2021 11:25
nga:L J

Andi Zeqiri edhe zyrtarisht do të luajë për kombëtaren e Zvicrës në të ardhmen, pasi dje është grumbulluar nga kombëtarja e Zvicrës për kampionatin evropian “EURO2020”.

Zeqiri ishte përfolur se do të jetë pjesë e kombëtares së Kosovës, madje kishte pozuar edhe me fanellën e kombëtares tonë, shkruan GazetaBlic Sport.

Kryetari i tifozëve të Kosovës, ‘Dardanët’, Lulzim Berisha në një postim në rrjetin social, Facebook ka njoftuar se ai është “non grata” për tifo grupin që ai udhëheq.

Ja njoftimi i Lulzim Berishës: