Lajme

Tahiri: Vendimi i Qeverisë për skemat pensionale duhet të anulohet

05/20/2021 11:20
nga:Y I

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e sotme plenare ka folur në lidhje me vendimin e Qeverisë për skemat pensionale dhe sociale.

Tahiri e ka cilësuar këtë vendim si një nga vendimet më skandaloze.

“Vendimi i Qeverisë për skemat pensionale dhe sociale, personelin shëndetësor dhe zyrtarët policor, është një ndër vendimet më skandaloze. Mbi 150 mijë pensionistëve që marrin me pak se 100 euro në muaj, iu është rrezikuar shëndeti me kete vendim skandaloz. Masa prej 30 eurosh shtesë për pensionistët ka ndikim të dyfishtë.  Eshtë shumë e domosdoshme që vendimi i Qeverisë Kurti të anulohet” tha Tahiri raporton Gazeta Blic.

Seanca plenare LIVE Gazeta Blic.