Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar në seancën plenare ku ka thënë se aktualisht në Kosovë ka mungesë të insulinës.
Haxhiu tha se kjo po ndodh pasi po bëhen dallavere nga MSH-ja për t’u blerë me 400 mijë euro me shtrenjtë ky medikamnet.
“Problemi i vaksinës është tashmë i njohur nga qytetarët. Kosova është vendi i vetëm në botë që ka zero vaksinim në dozën e dytë të vaksinës. Problem janë edhe barnat esenciale. Ka muaj që në Kosovë ka mungesë të insulinës. Kjo vjen për shkak se po bëhen dallavere nga MSH-ja për të marrë insulinën me 400 mijë euro më shtrenjt për perfitime të tyre. Për mua dhe cdo qytetar është shqetësuese se si po vidhet në barnat e qytetarëve të Kosovës” tha Haxhiu raporton Gazeta Blic.


