Sporti

Liverpooli fiton ndaj Burnley dhe ngjitet në vendin e katërt në tabelë

05/19/2021 23:04
nga:L J

Liverpool ka fituar ndaj Burnley në udhëtim.

Ekipi i Jurgen Klopp ka mposhtur Burnleyn në udhëtim me rezultatin e thellë 0-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Roberto Firmino, Nat Phillipps dhe Oxlade Chamberlain kanë shënuar golat e fitores për ekipin e Liverpoolit.

“Reds” me këtë fitore ndaj Burnley ngjiten në vendin e katërt në tabelë me pikë të barabarta me Leicester Cityn.

Në ndeshjen e fundit të kampionatit, Liverpooli takohet me Crystal Palace.

/GazetaBlic Sport