Sporti

Kroos pasi u infektua me Covid-19: Po ndihem vërtetë i dobët – por do të jem gati për “EURO2020”

05/19/2021 16:58
nga:L J

Gjatë podcastit të përjavshëm, Toni Kroos tregoi përvojën me koronavirusin

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe tashmë është izoluar në shtëpinë e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ndihem i dobët. Është diçka që nuk e dëshiroj, sepse nuk është aspak e këndshme dhe nuk duhet ta keni këtë përvojë, ndihem pak më mirë, ethet janë larguar; përkundër të gjitha masave paraprake që kemi marrë transmetimi vie nga personat brenda shtëpisë”, tha Kroos.

Evropiani nuk është në rrezik: “Nëse përmbushen afatet, unë mund të jem atje. Ajo që mund të bëj tani është të mos shqetësohem, se do të jem atje dhe do të jem gati.”

/GazetaBlic Sport