Në Francë PSG dhe Monaco do të kenë mundësi të diskutojnë një trofe duke patur parasysh që titulli kampion po shkon në drejtim të Lille.
Në Stade de France pavarsisht mungesave të emrave me peshë si Neymar apo Verrati skuadra e Pochettinos është favorite me trajnerin argjentinas që do të kërkojë të fitojë një tjetër trofe pas atij të Superkupës së Francës.
Pritet një finale shumë e luftuar mes dy skuadrave për të cilën tashmë janë publikuar formacionet e mundshme nga mediat franceze, përcjell GazetaBlic Sport.
PSG (4-2-3-1): Navas; Florenzi, Marquinhos, Kehrer, Bakker; Paredes, Herrera; Di Maria, Rafinha, Mbappe; Kean

Monaco (4-4-1-1): Majecki; Sidibe, Maripan, Badiashile, Henrique; Martins, Fofana, Tchouameni, Golovin; Volland; Ben Yedder

/GazetaBlic Sport/


