Sporti

Sonte zhvillohet finalja e Kupës së Italisë, Atalanta dhe Juventus synojnë trofeun

05/19/2021 09:20
nga:Mergim Rreci

Sonte zhvillohet finalja e Kupës së Italisë.

Atalanta dhe Juventus synojnë triumfin në finalen e madhe, shkruan GazetaBlic.

Ndeshja nis në ora 21:00 dhe zhvillohet në “Mapei Stadium”.

La Dea nuk e ka fituar Kupën e Italisë që nga viti 1963, por humbën finalen ndaj Lazios para dy viteve.

Në anën tjetër, Juventus e ka fituar plotë 13 herë këtë trofe.

Mbetet të shihet se kush do të jetë fitues i kësaj finale mbrëmjen e sontme.

/GazetaBlic Sport/