Sporti

Gjest i madh nga pronari i Manchester Cityt, paguan shpënzimet e tifozëve që do të udhëtojnë në Portugali për finale

05/18/2021 15:33
nga:Mergim Rreci

Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet me 29 maj.

Chelsea dhe Manchester City do të luftojnë për trofeun e madh, shkruan GazetaBlic.

Fillimisht ishte përcaktuar që ndeshja të zhvillohet në Stamboll, por më pas u ndryshua duke u trnsferuar për në Portugali.

Pronari i Manchester Cityt, Sheikh Mansour do të mbulojë shpenzimet e fluturimit dhe transferimit të tifozëve të City që udhëtojnë në finale në Porto javën e ardhshme.

Për këtë ndeshje janë përcaktuar 12 mijë tifozë për të qenë të pranishëm.