Sporti

Partizani fiton derbin me Teutën dhe merr kreun e Kategorisë Superiore

05/17/2021 18:55
nga:L J

Skuadra e Partizanit ka fituar derbin e madh ndaj Teutës.

Partizani ka fituar ndeshjen në “Niko Dovana” ndaj Teutës me rezultatin minimal 0:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e parë dhe të vetëm në këtë sfidë për ekipin e Ilir Dajës e ka shënuar, Eraldo Çinari.

Çinari shënoi me kokë në portën e Stivi Frashërit pas 24 minutave lojë.

Partizani me këtë fitore shkon në kuotën e 62 pikëve në vendin e parë – po aq sa Teuta që tani zbret në vendin e dytë.

Në xhiron e ardhshme, Partizani luan ndaj Vllaznisë, kurse Teuta ndaj Laçit.

/GazetaBlic Sport