Feronikeli do të luajë ndeshjen e fundit të sezonit në Superligë në udhëtim në Podujevë.
Tifogrupi i Feronikelit para ndeshjes së fundit të klubit të tyre të zemrës ka kërkuar nga lojtarët të japin maksimumin e tyre në fushë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Në kete sezon nuk na pati neve si Tifozeri në tribuna,por si gjithmonë zemra jone ka qene pranë klubit tonë.Ne kemi një kerkes si Tifoz për Lojtaret e Klubit po ashtu edhe për Trajnerin Faruk Elshani qe në këtë ndeshje të japin gjithqka nga vetja e tyre,ne kemi besim tek ju”, shkruhet në faqen e Tigrave të Zi në Facebook.
Ata e kanë përmbyllur postimin me shpresë se do të rikthehen sezonin tjetër në tribuna për të përkrahur skuadrën e tyre.
Ja postimi i plotë:


